Disa ditë më parë qarkulloi në media lajmi se reperi Mozzik dhe këngëtarja Loredana janë ndarë. Dyshimet u shtuan më shumë kur Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje dhe as nuk ishte i pranishëm në festën e saj.

Por më pas ata u panë të dy në promovimin e albumit të këngëtares, pavarësisht marrëdhënies së ftohtë që kishin me njëri tjetrin.

Sot dyshimet se çifti nuk janë më bashkë i ka shtuar një tjetër fakt. Ata nuk e ndjekin më njëri – tjetrin në instagram, çka na bën të mendojmë se çifti janë ndarë përfundimisht.

Ata kanë publikuar foto veçmas, por nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me bashkëjetesën në çift. Kujtojmë këtu se Mozik dhe Loredana janë prindër të një vajze e quajtur Hanna.

Një tjetër detaj që na shton dyshimet është fakti se Mozzik nuk ndjek asnjë nga familjarët e Loredanës, por kjo e fundit ndjek Getinjon./joq/