MEPSO ka ndërprerë të gjitha llojet e donacioneve dhe sponzorimeve deri në fund të këtij viti.
Ky vendim u miratua nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Sha MEPSO.
“U arrit konkluzion i përbashkët se kostot dhe shpenzimet duhet të ndërpriten deri në vitin e ardhshëm 2025, kur ky proces duhet të vazhdojë të funksionojë, por në mënyrë transparente dhe duke marrë parasysh kriteret e parashikuara për këtë qëllim, në mënyrë të detajuar”, informuan nga MEPSO.
Ata theksojnë se analizat e tyre treguan se në shtatë muajt e parë të vitit 2024, udhëheqësia paraprake e Shoqërisë, që siç thonë “gjoja se ka vepruar në përputhje me Ligjin për donacione dhe sponzorime në aktivitete publike”, ka tejkaluar programin financiar për këtë vit për rreth 10 milion denarë.
Comments are closed for this post.