Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë që Rusia nuk do të lejojë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, por do të përgjigjet menjëherë dhe “superfuqishëm” në rast se sulmohet.

Medvedev që ka qenë një kohë edhe president i Serbisë përmes një postimi në Telegram, pasi vizitoi qendrën bërthamore në Sarov, tha se mburoja bërthamore e Rusisë përbëhet nga një arsenal armësh moderne dhe të besueshme që “ftohin ambiciet e atyre që janë të gatshëm të fillojnë Luftën e Tretë Botërore. E tyre apo e dikujt tjetër”, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë situatë. Por jemi të detyruar të ju kujtojmë vazhdimisht se në rast të një sulmi ndaj ne do të jemi në gjendje të japim një përgjigje të menjëhershme dhe super të fuqishme”, ka thënë ai.