Me fluturim special të kompanisë Viz Er , rreth 130 qytetarë tanë të cilët ishin në Slloveni kthehen në vend në Maqedoninë e Veriut.

Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Lubjana, aeroplani paradite fluturoi nga aeroporti Bernik, ndërsa në të ishin ata të cilët për shkak të epidemisë së koronavirusit dëshironin të kthehen në vend.

Të gjithë ata paraprakisht janë pajtuar se do të qëndrojnë 15 ditë në karantinë shtetërore.

Në organizim të fluturimit morën pjesë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Slloveni përfaqësuesit e të cilave personalisht i dërguan qytetarët tanë deri në aeroport.