Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se nga mesi i muajit prill (14.04.2025) zyrtarisht do të fillojë të funksionojë kontrolli i përbashkët kufitar (One Stop Shop) në Pikën e përbashkët kufitare Bllacë e Poshtme-Hani i Elezit.
Ky hap paraqet një realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.
Comments are closed for this post.