Janë bërë mbi 50 kërkesa për vlerësimin e dëmeve pas motit të ligë që e kaploi Negotinën të martën pasdite, informojnë nga komuna e Negotinës.

“Mot i tmerrshëm i lig që e kaploi komunën tonë shkaktoi dëme të mëdha dhe serioze në objekte, infrastrukturë, sipërfaqe bujqësore. Me qëllim të përcaktimit më të detajuar të gjendjen faktike në terren dhe dëmet e shkaktuara, komuna e Negotinës formoi komision për vlerësimin e dëmeve që punon në terren”, thonë nga komuna e Negotinës.

Nga moti i ligë më tepër u dëmtuan çatitë e shtëpive në fshatin Timjanik.