Policia austriake raporton se një burrë mbajti për më shumë se një vit kufomën e nënës së tij në bodrum me qëllim që të vijonte të merrte pensionin e saj. Gruaja 89-vjeçare, e cila vuante nga demenca, mendohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.
Djali i saj, 66 vjeçar thuhet se e kishte vendosur trupin e saj në bodrum dhe kishte përdorur pako akulli dhe fasha për të maskuar erën, duke e mumifikuar.
Policia dyshon se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 50,000 € pagesa.
Mashtrimi u zbulua vetëm pasi djali refuzoi kërkesën e një postieri të ri që kërkonte të shihte të moshuarën përpara se të jepte pensionin. Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin e tmerrshëm.
Comments are closed for this post.