Real Madrid mund të humb një tjetër ikonë të klubit në fund të këtij sezoni.
Marketing
Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo ka gjasa t’i jap fund karrierë së tij në fund të këtij sezoni.
‘Marca’ shkruan se nuk përjashtohet një mundësi që braziliani t’i vari këpucët kur edicioni aktual mbaron.
Kjo mënyrë e pensionimit do të shkonte për shtati me vet dëshirën e lojtarit, i cili preferon të pensionohet si lojtar i Real Madridit.
Klubi dëshiron të vazhdojë raportin me lojtarin të cilin e klasifikojnë si legjendë edhe pas pensionimit të tij.
Mbetët të shihet nëse braziliani Marcelo do të pensionohet vërtetë në fund të sezonit, ose gjithçka që Marca raporton sot bazohet në spekulime.
Comments are closed for this post.