Gjashtë vende të rajonit janë në listën e zezë për numrin e vdekjeve nga Covid-19, sipas faqes “WorldMeters”.
Në krye të listës është Bullgaria, ku kanë vdekur 31.838 persona, që do të thotë se kanë vdekur 4.635 persona në një milion banorë të Bullgarisë. Bullgaria pasohet nga Bosnja e Hercegovina, ku 13,696 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Më pas vijon Hungaria, Mali i Zi, më pas Maqedonia.
Kroacia renditet e shtata në mesin e 10 vendeve më të prekura në Evropë, ku 12,983 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Kroacia ka popullsi prej 4,066,593, që do të thotë se 3,193 njerëz për milion banorë kanë vdekur.
Sllovenia nuk është në 10 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga kovidi, por është afër, pra renditet e 13-ta me 2731 vdekje për milion banorë. Më mirë në renditje është Serbia, e cila renditet e 30-ta në rajon, ku deri më tani kanë vdekur 12,984 persona, që do të thotë 1,495 për milion banorë.
Comments are closed for this post.