Afati për paraqitje për votim në kushte shtëpiake për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe ata të cilët janë në izolim, për zgjedhjet për kryetarë të komunave në komunat Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendrën e Zhupës dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës, skadon sot. Votimi për këta persona është më 19 gusht, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 20 gusht.

Ata duhet të paraqiten ose në mënyrë elektronike në Komisionin zgjedhor komunal ose përmes personit të autorizuar.

Pasi dita e mbajtjes së zgjedhjeve është e shtunë, këta persona duhet të votojnë të premten më 19 gusht, në ditë pune.

“Duke marrë parasysh se votimi është në ditë pune, të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhorë duhet të lirohen nga obligimet në punë dhe komisionet komunale duhet t’u japin vërtetim, të cilin duhet ta dërgojnë në punë”, deklaroi nënkryertarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Më 19 gusht, e premte, do të votojnë edhe të burgosurit.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rustushës dhe kryetar të Qendrës Zhupa dhe Këshillit të Komunës së Tetovës duhet të mbahen më 20 gusht.