Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 117, në të cilën deputetët do të parashtrojnë pyetje për zyrtarët e qeverisë.
Seanca për pyetjet e deputetëve për ministrat dhe kryeministrin, mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Zakonisht së pari pyetjet e i parashtrojnë deputetët e opozitës.
Më herët, Kuvendi do ta mbajë edhe seancën e 119, me një pikë në rendin e ditës: propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Akciza, me procedurë të shkurtë, i propozuar nga deputetët Riste Tashev, Panço Minov, Artan Grubi dhe Mirosllav Jovanoviq.
Comments are closed for this post.