Drejtoria e Doganave të Maqedonisë informon se dje zyrtarët doganor kanë sekuestruar 1000 paketa të testeve anti-gjene për COVID-19.

Siç thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave, testet janë konfiskuar dje në orën 13:00 në pikën kufitare “Tabanovc”, në autobusin e kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, i drejtuar nga personi S.M nga Gostivari, autobus i cili operon në linjën e rregullt Gjermani-Strugë.

“Gjatë një kontrolli të detajuar, në paketën e bagazheve u gjetën 3 pako të padeklaruara të pasagjerit B.S nga Gostivari, që përmbanin 1000 copë teste antigjeni për Covid 19 Hotgen, me vlerë totale prej rreth 50,000.00 denarë”.

“Testet janë konfiskuar përkohësisht me çertifikatë për sendet e sekuestruara përkohësisht, dhe kundër personit të raportuar do të dorëzohet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse në Administratën Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.