“Punonjësit shëndetësor gjatë këtij muaji do ta marrin rritjen e pagës prej pesë për qind për muajin mars”.

Këtë e ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shpjeguar se deri tani është kërkuar mënyrë se si ajo të bëhet formalisht dhe juridikisht.

Ai tha se në takimet me përfaqësues të Sindikatës së punonjësve shëndetësor është diskutuar nëse rritja mund të jetë pjesë e aneksit të Marrëveshjes kolektive ose duke pasur parasysh atë që shuma prej pesë për qind vjen si mbështetje përmes kredisë së Bankës botërore nuk mund të përllogaritet në pagën bazë, pra do të jetë si bonus- shtesë.

“Në atë rast do të jetë shumë diçka më e madhe për shkak se do të jetë vetëm plotësim. Mjetet janë siguruar dhe këtë muaj do t’i marrin pesë përqind”, ka deklaruar Filipçe.

Siç ka theksuar ministri i Shëndetësisë, është planifikuar nëse nuk arrihet në maj, punonjësit shëndetësor të marrin shumën e dyfishuar për dy muajt e kaluar dhe pastaj të vazhdohet me pesë përqind.