Vitin e kaluar në vend kishte 21.333 lindje të fëmijëve, ndërsa numri i vdekjeve ishte 19.727, njoftojnë sot nga Enti Shtetërore për Statistika.
Sipas të dhënave të publikuara, më shumë fëmijë kanë lindur në zonat urbane sesa në zonat rurale, gjegjësisht numri i lindjeve në zonat urbane ishte 12.598 kundrejt 8.735 të sapolindurve në zonat rurale. Sipas rajoneve, rajoni me numrin më të madh të lindjeve është rajoni i Shkupit me 37.6 përqind, ndërsa rajoni me numrin më të vogël të lindjeve është pjesa lindore me 6.5 përqind.
Në zonat urbane, mosha mesatare e nënave është më e lartë se në zonat rurale, ndërsa e njëjta është situata me moshën mesatare të nënave në lindjet e para. Statistikat tregojnë se mosha mesatare e nënave në zonat urbane është 29.8 vjet krahasuar me 28.1 vjet në zonat rurale.
Tek vdekjet, numri i vdekjeve në zonat urbane është më i lartë se në zonat rurale. Kështu, në qytete, numri i vdekjeve është 12.091, krahasuar me 7.636 në zonat rurale. Pjesëmarrje më të madhe ka rajoni i Shkupit, ndërsa pjesëmarrje më të vogël ka Vardari. Numri i foshnjave të vdekur në zonat urbane është 69, ndërsa në zonat rurale 53 foshnje.
Comments are closed for this post.