Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë përfaqësues të Shtatmadhorisë së Armatës dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së do të qëndrojnë për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve që realizohen në më shumë lokacione të këtij poligoni.
Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes (MM), me investime në infrastrukturë, objekte, rindërtim të poligonit për stërvitje, poligoni ushtarak “Krivollak” merr pamje të re, të modernizuar dhe bashkëkohore.
“Në vitin 2022 në poligonin Krivollak do të mbahen shtatë stërvitje ndërkombëtare- me pjesëmarrje të 5.200 pjesëtarëve të armatave federale si dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut. Më e madhja prej tyre është stërvitja SËIFT RESPONSE – 22, ku është paralajmëruar pjesëmarrje e rreth 4.000 pjesëmarrësve të armatave të SHBA-së, MB, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, theksohet në kumtesë.
Nga ministria resoriale theksojnë se rikonstruktimi i PA “Krivollak” ka filluar në vitin 2020. Është punuar në mënyrë aktive në ruajtjen e infrastrukturës ekzistuese dhe asaj të re, ndërsa në këtë periudhë po ndërtohen, rikonstruohen dhe sanohen objekte, tualete dhe impiante trajtimi. Në periudhën që vijon është planifikuar furnizim i 32 kontejnerëve për akomodim të cilat do të rrisin kapacitetin akomodues të poligonit.
Comments are closed for this post.