5 policët kufitarë që u ndaluan para dy ditësh, nën dyshimin se janë të përfshirë në korrupsion dhe mit-marrje, pasi kanë dhënë dëshminë e tyre, janë lëshuar në liri.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka njoftuar Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila pasi të gjej nëse ka apo jo dëshmi për ngritje të aktakuzës, do të njoftojë opinionin.
Policët e arrestuar gjendeshin në pikën kufitare “Bogorodicë” ndërsa në momentin kur u kapën nga kolegët e tyre, ata posedonin alkool si dhe para në vlerë prej 822 euro.
Paraprakisht, janë ndaluar edhe dy doganier nën dyshimin për marrje ryshfeti, tek të cilët u gjetën mbi 1600 euro dhe rreth 200 franga zvicerane.
Comments are closed for this post.