Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se pas 1 dhjetorit pritet që të ulen çmimet e ushqimeve bazë në Maqedoninë e Veriut.

Bekteshi tha se Inspektorati i Tregut do të ndjek nga afër çmimet e produkteve bazë të ushqimit në vend dhe se në rast se konstatohen parregullsi në përcaktimin e çmimeve, do të vijojnë sanksione.

“Presim që ky trend i uljes së çmimeve të jetë edhe më i madh prej 1 dhjetorit të këtij viti, andaj 10 për qind ulej e çmimeve të produkteve bazë është më shumë se e pritshme e cila bazohet në argumente dhe të dhëna konkrete duke u bazuar në çmimin fiks të energjisë elektrike të cilën e siguron Qeveria e Maqedonisë për kompanitë që prodhojnë ushqime bazë”, tha mes tjerash Bekteshi.