Trafiku rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë të lagështa. Në Kodrën e Diellit dhe Stracin ka reshje të dobëta dëbore, por komunikacioni zhvillohet pa probleme.
Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi për rrëshqitje të dheut.
Comments are closed for this post.