Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 340 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, informojnë nga Minsitria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 15 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 25 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Janë 4 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 20 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 38 pacientë. 29 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 16 në Prilep, në Gostivar 7, në Strugë 20. 14 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 7 në Koçan, 9 në Kërçovë, 7 në Kavadar

Nga MSH shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 340 dhe ka rreth 559 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide./Telegrafi/