Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se 13 prilli 2020 (e hënë) – Dita e dytë e Pashkëve, do të jetë ditë jo pune për besimtarët katolik në Maqedoninë e Veriut.

MPPS në njoftim ua uron qytetarëve këtë festë, duke ju dëshiruar mirësi dhe shëndet.

Edhe sot për qytetarët e komunitetit rom është ditë jo pune, për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Ndërsa, ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të jetë Dita e parë e Fitër Bajramit.