Ambasada Maqedonase në Tiranë fton të gjithë anëtarët e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë që kanë shtetësi maqedonase dhe kanë pasaporta të skaduara të aplikojnë për rinovimin e tyre në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë deri më 20.07.2025.

Personat e interesuar që dëshirojnë të rinovojnë pasaportat e tyre maqedonase duhet të aplikojnë nëpërmjet:

Telefonit: +355 422 30909
Email-it: tirana@mfa.gov.mk

Gjatë dorëzimit të aplikimit, është e detyrueshme të dorëzohen:

Dokument identifikimi

Dokument që vërteton shtetësinë maqedonase (dokument i vlefshëm ose certifikatë shtetësie)

Numri i telefonit të kontaktit ose adresa e email-it të aplikantit.

Aplikimi për pasaportat e reja do të zhvillohet në Ambasadën Maqedonase në Tiranë dhe në Bashkinë e Pustecit, zgjedhja është në dorë të aplikantit – thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës Maqedonase në Tiranë.