Para vetëm dy viteve, në kuartalin e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, ekonomia ishte në minus 1,8 për qind. Sot, përmes politikave të suksesshme ekonomike, rritja e Bruto prodhimit vendor kap vlerën e 4,1 për qind në kuartalin e parë të vitit 2019.
Sot, sektori real është bartës i rritjes ekonomike. Kompanitë rriten dhe zhvillohen, rritet produktiviteti dhe konkurrenca në tregun vendor dhe të huaj.
Bruto investimet në kuartalin e parë rriten për 9,9 për qind.
Gjatë kësaj periudhe politikat e Qeverisë e kanë pasuar dhe kanë ndikuar në rritjen e parametrave ekonomik. Në vitin 2018, numër rekord i kompanive, mbi 250, të huaja dhe vendore, kanë marrë mbështetje, ndërsa Qeveria ka ndihmuar për këto investime 40,7 milion euro.
Vazhdimisht rriten pagat. Paga mesatare në maj ishte 25.770 denarë, që është për 10,4 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2017.
Paralelisht me rritjen e pagave, shënojmë rënie të papunësisë në 17,8 për qind, që është shifër rekorde, ndërsa vetëm për dy vite janë realizuar 49.552 punësime të reja, duke dominuar sektori privat.
Por nuk ndalemi këtu. Në periudhën para nesh pason cikli i investimeve prej 5 miliard euro. Janë projektuar që një miliard euro të shkojnë në rrugë, mbi një miliard për hekurudhë, mbi një miliard për energjetikë.
Vazhdojmë me realizimin e masave që sjellin rritje dhe zhvillim, rritje të konkurencës, vende të reja të punës, paga më të larta dhe më shumë para për qytetarët.
Krijojmë ekonomi të fuqishme që është mundësi për të gjithë.
Comments are closed for this post.