Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë LSDM, përmes një komunikate për media kanë deklaruar se me shfuqizimin e kuotave për barna me receta është zgjidhur problemi për mungesën e tyre, njofton Zhurnal.

Siç thonë nga kjo parti, për dy vjet janë siguruar pesë ilaçe të reja, si dhe shtojnë se buxheti për sëmundje të rralla është rritur.

“Për krahasim, në vitin 2016 buxheti për këtë qëllim është 203 milion denarë, ndërsa këtë vit është 380 milion denarë, kurse me rebalancin e buxhetit kemi siguruar 193 milion denarë shtesë”, kanë kumtuar nga LSDM.

Nga kjo parti njoftojnë se këto janë vetëm disa nga masat e përkujdesit ndaj pacientëve dhe qytetarëve në përgjithësi.