Në Anchorage të Alaskës, gjithçka është gati për takimin e shumëpritur. Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, gati për të mirëpritur Vladimir Putinin dhe Donald Trumpin.

I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit. Në një shkrim në sfond, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”.