Ish-lideri dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski përmes një postimi në facebook ka reaguar pas vendimit të gjykatës hungareze për mosekstradimin e tij, një kërkesë e bërë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Sot është zbatuar procedurë standarde e institucioneve të Hungarisë pasi qeveria kriminele e Maqedonisë bëri kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe nuk e pranoi”, ka shkruar Gruevski, në rrjetin social facebook.

Ai sot me pranga në dorë u dërgua në gjykatën e Hungarisë, ku u shqiptuq vendimi për mosekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.