Pediatër, anesteziologë, radiologë, doktorë të përgjithshëm dhe gjinekologë, po ashtu motra medicinale mungojnë në Kroaci. Vlerësimet e para kanë treguar se ky vend evropian ka nevojë për së paku 2000 mjekë dhe 12.000 mijë motra medicinale.
Sipas regjistrit të motrave medicinare Kroacia posedon gjithsej 40.224 motra medicinare dhe teknik medicinarë. Për plotësim të standardeve evropiane të Kroacisë mungojnë edhe 12.000 mijë motra medicinale.
Komora e mjekëve të Kroacisë ka theksuar se mjekët në sektorin publik punojnë më shumë se 3 milionë orë shtesë pasi që vendi po vuan nga mungesa e mjekëve, kjo është arsyeja për mundësi të punësimit të 2000 mjekëve të rinj.
Vlerësimet e komorës së mjekëve janë se në sektorin publik punojnë mbi 13.600 mjekë. Nga ata, 13.342 janë të punësuar me orar të plotë, derisa 271 prej tyre janë në pension, të cilët punojnë nga katër orë në ditë. Gjithashtu është vlerësuar se në 10 vjetorin e ardhshëm pritet të pensionohen edhe 4000 mjekë./Alsat
Comments are closed for this post.