Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e dytë të sotme e konstatoi dorëheqjen e deputetit Florin Besimit, pas çfarë kryetari Talat Xhaferi e ndërpreu seancën, derisa nuk e marrin raportin e nevojshëm nga KSHZ-ja.

Xhaferi ka qenë i njoftuar se Besimi nuk do ta elaborojë dorëheqjen e tij, ndërsa sepse ishte zgjedhur për deputet nga lista e kandidatëve të BDI-së nevojitet që KSHZ-ja ta njoftojë Kuvendin për kandidatin e ardhshëm nga kjo listë ku duhet të verifikohet mandati i deputetit.

Përndryshe, Florin Besimi është vëllai i Fatmir Besimit nga BDI-ja që duhet të propozohet për ministër i Financave. Florin Besimi që para disa ditëve përmes një kumtese paralajmëroi tërheqje nga funksioni i deputetit, pas reagimit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Pritet sot të mbërrijnë edhe dorëheqje të tjera nga deputetë të cilat mandatari Zaev paralajmëroi se do t’i propozojë për përbërjen e Qeverisë së re. Krahas Zaevit, këta janë Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Milla Carovska, Lupço Nikollovski, Oliver Spasovski, Jagoda Shahpanska nga LSDM-ja dhe Naser Nuredini nga BDI-ja.