Në Kumanovë mbrëmë nga ora 21 është vendosur ndalesë për lëvizjen e qytetarëve. Përjashtimet nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët armë) të cilët angazhimet do t’i realizojnë pa pengesa.

Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (atarit) së fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune.

Vendimin e ka sjellë Qeveria dje, ndërsa ora policore do të përfundojë në orën 05 në mëngjes të hënën.

Barnatoret do të punojnë pa pengesa, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për punë pa pengesa edhe në institucionet shëndetësore në rajonin e Komunës së Kumanovës.