Analisti Frrok Çupi beson se lëvizja e Sali Berishës do të dështojë, pasi “koha dhe vdekja” nuk kthehen pas. Nga studio e emisionit “Breaking në Top News, Çupi tha se ndjehet i fyer që presidenti Meta i shkon pas ish-kryeministrit.
“Ka një president që i shkon pas Sali Berishës, ne jemi të fyer të gjithë. Berisha është një nga njerëzit më të akuzuar në botë, kur të hapet pakoja e madhe, do shohim monstruozitete. Këta janë gati të krijojnë një ISIS bashkë me Berishën”, tha Çupi.
Analisti u shpreh se Berisha ka zgjidhur qesen e para për simpatizantët e tij dhe mediat pranë tij.
“Është e pamundur të kthehet koha pas. Koha dhe vdekja nuk kthehen pas. E kanë pyetur edhe Berishën se çfarë do të arrijë, por ai nuk jep dot përgjigje. Problemi është se përse përfundoi kaq qesharake Partia Demokratike.. Amerika i ka vendosur tabelën dhe njeh Lulzim Bashën. Këta që marrin “gjahun e malësorëve” janë një pjesë e dështuar që kanë lidhje, herë si klan herë si fis me Sali Berishën.
Në fund të fundit, në kohën e sëmurë të PD, është zgjedhur një pjesë që mendohet se mund të jetë shtetformuese.
Basha ka qendruar nën hijën e Berishës deri tani, ka një pjesë të madhe të sëmundjes së tij me vete. Saliu gjithë kohën ka qenë realisht kryetar i PD. Tani kemi zëvendësuesin që rebelon, sepse njerëzit duan “babën”.
Të mos harrojmë se Berisha është shpallur i korruptuar i nivelit të lartë. Janë zgjidhur dhe qeset e parave. Po derdhen shumë para nga Berisha, për televizionet, militantët dhe ata që shajnë në Facebook. E mira është se pak nga paratë e grumbulluara, po shkojnë për njerëzit”, tha Çupi./Gazeta SHQIP
Comments are closed for this post.