Prej një deri 15 dhjetor pritet që rreth 3.5 milionë euro të përfundojnë në xhepat e qytetarëve që skanuan llogari fiskale këto gjashtë muaj.

Sipas autoriteteve, deri tani ka mbi 175.000 përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime’.

Pas pagesës në dhjetor, pagesa do të ndodhë çdo tre muaj, që do të thotë se pagesa e ardhshme do të ndodhë në shkurt për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor ndërsa në prill, ‘skanuesit’ do të marrin paratë për muajin janar, shkurt dhe mars.

Ndryshe, projketi ‘TVSH-ja ime’ nisi të zbatohet nga gushti i këtij muaji dhe sipas Qeverisë ndihmon ekonominë duke shndërruar qytetarët në inspektorë ndërsa opozita akuzon duke thënë se kjo masë është në favor të të pasurve.