Në mesin e luleshtrydheve dhe spinaqit, të cilat janë listuar si një nga produktet me sasi më të lartë të pesticideve kohëve të fundit është shtuar edhe lakra e gjelbër.
Luleshtrydhet kryesojnë listën e vitit 2019 për sasinë e lartë të pesticideve. Edhe pse ato pastrohen, testet e bëra kanë vërtetuar, që janë një nga frutat më të kontaminuara me 23 lloje të pesticideve.
Lakra jeshile, një nga perimet më të përdorura në botë, gjithashtu hyn në listën e 12 frutave dhe perimeve më të kontaminuara sipas një grupi punues të mjedisit. Që nga viti 2004 një organizatë e mjedisit ka listuar llojet e pesticideve, që janë të përhapura në fruta dhe perime. Pesticidet janë disa substancave kimikale, që vrasin insektet dhe bimët e dëmshme.
Në këto hulumtime janë testuar 47 fruta dhe perime me qëllim të zbulimit të llojeve të pesticideve që ato i përmbajnë dhe informimit të njerëzve për frutat dhe perimet që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.
Si ndikojnë pesticidet në shëndetin e njeriut?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përderisa pesticidet përdoren për të mbrojtur frutat dhe perimet ato kanë një ndikim negativ edhe tek njerëzit, që i konsumojnë ato. Konsumimi i këtyre prodhimeve që përmbajnë sasi të lartë të pesticideve, përbën një rrezik për kancerin, fertilitetin dhe probleme të tjera të shëndetit. Disa nga produktet më të kontaminuara sipas një studimi të vitit 2019 janë: luleshtrydhet, spinaqi, lakra jeshile, nektarina, molla, rrushi, pjeshka, qershia, dardha, domatja dhe patatja.
Comments are closed for this post.