Ish-konkurrenti Mevlan Shaba do t’i bashkohet sërish “Për’puthen” për të gjetur dashurinë që nuk arriti ta gjente dot sezonin e kaluar.
Kujtojmë që lajmin e kishte zbuluar pak kohë më parë Iconstyle, ku ndër të tjera u bë e ditur se gjithashtu ish-konkurrentja Ana Lleshi do i bashkohet programit.
Por pas lajmit për hyrjen e Mevlanit, një tjetër ish-konkurrente mund të kthehet në “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Ritvanën. Teksa i përgjigjej një pyetje nga një ndjekës, nëse do të rikthehej në program tani që do i bashkohet edhe Mevlani, Ritvana u përgjigj se patjetër që do të rikthehej vetëm për të.
Nuk dihet nëse e ka pasur seriozisht, por me ato që kanë ndodhur, asgjë nuk është e pamundur.
Kujtojmë që Ritvana u largua pak kohë më parë nga “Për’puthen” Bora Zemani bëri të ditur atëherë se Ritvana kishte kërkuar largimin nga programi. Sipas saj Ritvana do të qëndronte deri në dhjetor, për shkak të problemeve shëndetësore, por situata midis saj Mikelës dhe Erjonit krijoi tensione dhe ajo refuzoi të paraqitej në program dhe ‘theu’ afatin vendosur.
Kujtojmë se Ritvana dhe Mikela patën një përballje në “Prime” nga fundi i Nëntorit, pasi miqësia e tyre po krisej për shkak të Erionit.
Comments are closed for this post.