Kirurgët në New York kanë thënë se kanë bërë transplantimin e plotë të syrit të parin në botë te një burrë, edhe pse nuk është e sigurt se do t’i kthehet edhe shikimi.
Aaron James, i cili i mbijetoi një aksidenti elektriciteti me tension të lartë, kaloi 21 orë në operacion për t’ia zëvendësuar gjysmën e fytyrës së tij. Ekspertët e kanë quajtur këtë një arritje jashtëzakonisht të madhe në mundësinë për t’iu rikthyer shikimin miliona njerëzve.
Më 27 maj ai u fut në operacion për transplantim të një pjese të fytyrës ku u përfshinë më shumë se 140 punonjës shëndetësorë. James është personi i 19-të në SHBA që ka pranuar transplantim të fytyrës.
Comments are closed for this post.