Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot arrin në qytetin e Shkupit në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese.
Këtë informacion e kanë konfirmuar mbrëmë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, burime të larta diplomatike të BE-së, ndërsa sot edhe burime pranë qevërisë së Maqedonisë.
Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë, Michel është paraparë që sot të jetë prezent edhe në mbledhjen e qeverisë ku pritet të miratohet propozimi francez.
Michel do të zhvilloi takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në orën 13:15 do të mbajnë një press konferencë të përbashkët.
Comments are closed for this post.