Kryeministri Dimitar Kovaçevski pohon se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se sa i përket njoftimeve për bomba të vendosura në disa shkolla dhe vende publike, Ministria e Punëve të Brendshme po punon me kapacitet të plotë.
“Situata e sigurisë në vend është stabile, Ministria e Brendshme po kryen plotësisht dhe me sukses punën e saj për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në vendin tonë. Sa i përket kërcënimeve monstruoze me bomba… edhe vendet fqinje janë të ekspozuara ndaj këtij lloj sulmi. Të fundit janë në Mal të Zi, por ka edhe në Serbi. Sipas njohësve të kësaj çështjeje, ato janë shtuar sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ministria e Brendshme vepron me kapacitet të plotë në lidhje me kërcënimet me bombë. Si rezultat i kësaj më 5 dhjetor 2022, Departamenti i Antiterrorizmit ka paraqitur kallëzim penal kundër një të mitur nga Shkupi në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar”, thotë Kovaçevski.
Comments are closed for this post.