Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve, kongresisti Eliot Engel, në kuadër të vizitës së tij në vend, sot do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Engel bashkërisht me kongresistin Michael Mekal, i cili është anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve, më 6 shkurt të këtij viti dërguan letër deri tek administrata e kryetarit Donald Trump me kërkesë të përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në letrën e dërguar sekretarit shtetërore Mike Pompeo, dy kongresistët theksojnë se anëtarësimi i vendit tonë në NATO do të ndihmojë të sigurojë stabilitet dhe paqe në Ballkan.

Kongresisti i SHBA-ve dje pasdites kishte takime ke kryeministrin Zoran Zaev ku u cek se Republika e Maqedonisë së Veriut shkon në rrugën e duhur dhe është shembull i mirë në rajon se si zgjidhen kontestet bilaterale, me dialog të guximshëm, politik dhe të sinqertë.

Siç njoftuan dje nga shërbimi qeveritar për shtyp, në takim është shprehur përkrahja e madhe për integrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATo dhe është konstatuar se anëtarësimi i shtetit në NATO do të thotë mbrojtje, siguri dhe stabilitet më të madh.