Është rënduar bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

Të enjten numri i viktimave u rrit në 40.

Forcat e kërkimit kanë nxjerrë mbrëmjen e sotme trupat e pajetë të dy personave, nënë e bir nga rrënojat e pallatit 6-katësh të shembur në lagjen numër 18 në Durrës. /Euronews.al/