Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje kujtojnë se nga data 15.11.2020 filloi obligimi për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dimërore.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.