Punonjës ndërtimor me autorizim nga Komuna e Gostivarit filluan rrënimin e objektit për të cilin paraprakisht u konstatua se është ndërtuar pa leje. Rrënimi është pjesë e nismës së autoriteteve lokale për përballje me ndërtimin ilegal.
“Investuesi dhe kryesi i punëve disa herë është njoftuar për shkelje të ligjeve. Ka procesverbal për ndërprerje të punëve nga inspektori i autorizuar ndërtimor, për mbylljen e fushës së ndërtimit. Por, për shkaqe të panjohura, ai vazhdon me ndërtimin. Për këtë pjesë të qytetit ku ndodhet objekti, nuk janë sjellë ndryshime. Nëse edhe në këtë fazë nuk i ndërpret aktivitetet, ne do t’i parashtrojmë edhe paraqitje penale”, deklaroi Nazmi Jusufi, sekretar në Komunën e Gostivarit.
Ai sqaroi se investuesi ishte mashtruar nga persona të tjerë se mund të ndërtojë pa e siguruar lejen e nevojshme ndërtimore dhe dokumente të tjera. legalizimi i mundshëm do të bëhej me miratimin e ndryshimeve të PHU-së.
Investuesi, përmes telefonit deklaroi se bëhet fjalë për zbatim selektiv të ligjeve dhe se prapa tërë kësaj pune ka elemente të korrupsionit.
Autoritetet komunale tre herë gjatë këtij viti ndërmorën masa për rrënimin e objekteve që janë ndërtuar pa leje.
Comments are closed for this post.