Komisioni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili me vendim të ministrit Naqe Çulev u formua për shkak të numrit të kufizuar të pasaportave, në mbledhjen e parë kanë shqyrtuar 77 kërkesa nga qytetarët.

Ata duhet të vërtetojnë kriteret dhe do të vendosin se cilat pasaporta do të shkojnë në procedurë dhe cilat do të refuzohen.

Nga MBP njoftojnë se kërksat për pasaportë duhet të ketë edhe kërkesë për urgjencë ndërsa ministria përmes këtij komisioni do të japë aprovimin apo refuzimin. Përparësi do të kenë personat që udhëtojnë për shkaqe shëndetësore.

Kërkesat duhet të përmbajnë edhe numër telefoni.