Komisionet kombëtare të UNESCO-s të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë sot në Ohër do ta mbajnë takimin e parë të përbashkët të punës.
Takimin e punës siç është paralajmëruar, do ta koordinojnë ministret e Kulturës së dy vendeve, Irena Stefoska dhe Elva Margariti që njëherësh janë edhe kryetare të Komisioneve kombëtare pranë UNESCO-s.
Takimi siç informojnë nga Ministria e Kulturës i kushtohet koordinimit të ardhshëm në drejtim të menaxhimit të përbashkët me Rajonin e Ohrit konform kaheve të raportit të fundit të Misionit reaktiv të UNESCO-s, ndërsa në takim do të marrin pjesë edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini si dhe kolegu i tij shqiptar, ministri për Turizëm dhe Mjedis Jetësor, Blendi Klosi.
Në takim do të diskutohet për Draft- vendimin e Komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s mbi “Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit”, ndërsa do të definohen edhe prioritetet dhe hapat e ardhshëm të veprimit të përbashkët si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët në drejtim të ruajtjes së statusit të trashëgimisë botërore të Rajonit të Ohrit.
Ministret e Kulturës, Stefoska dhe Margariti në takimin do të firmosin edhe Programin për bashkëpunim në sferën e kulturës mes Ministrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për periudhën prej vitit 2021 deri 2026.
Comments are closed for this post.