Pikat e zeza  janë pak  më të ndryshme se sa puçrrat. Ato krijohen kur një pore ose rrënje e qimeve  mbushet me mbeturina ose qeliza të vdekura të lëkurës, atëherë bëhet e hapur ndaj baktereve dhe papastërtive dhe merr ngjyrën e zezë. Kjo ngjyrë nuk është nga pisllëku por sepse ekspozohet ndaj oksigjenit dhe oksidohet.  Nqs ndiqni këto 4 rregulla të thjeshta atëherë mund t’i shmangi ato sado pak.

Evitoni skrabin: Skrabi nuk është i këshillueshëm dhe pse shumë mendojnë që ai i zhduk pikat e zeza.  Oikat që ju shihni janë bllokuar dhe një skrab nuk mund ti pastrojë ato por e irriton me tepër.

Provoni një peeling kimik: Është mënyra më e mirë për pastrimin e tyre. Ajo pastron jo vetëm pikat e zeza por dhe poret duke i bërë ato më të padukshme dhe fytyrën tuaj të duket më e pastër.

Përgatisni fytyrën përpara se të aplikoni maska: Maskat e zeza për heqjen e pikave të zeza marrin me v ete jo vetëm papastërtitë por dhe qimet që ndodhen në fytyrën tuaj.  Kjo është e dhimbshme dhe nuk ju nevojitet kështu që hidratoni fytyrën tuaj si zakonisht dhe më vonë aplikoni maskën e zezë.

Mos filloni të shtypni dhe të hiqni pikat e zeza kur e keni fytyrën e thatë. Kur ajo thahet është më e vështirë që ta pastroni dhe e vetmja gjë që do të arrini është acarimi i saj. Bëni një dush të ngrohtë me avull më parë në mënyrë që pikat e zeza të hiqen me lehtësi. Njësoj si tek dermatologu.

Në përgjithësi, përpiquni të përdorni një mjet i cili është posaçërisht për pikat e zeza por nqs nuk e keni atëherë përdorni gishtat tuaj por me një facoletë në mënyrë të tillë që mos të lini shenja