Bujar Osmani, nga BDI, qëndrimin e kësaj partie kundër ndryshimit të modelit zgjedhor e argumenton me dy arsye. Sipas tij rregullat e lojës nuk ndryshohen në momentin e fundit dhe pa konsensus.

Osmani thotë se pikërisht edhe nga Komisioni Evropian propozojnë që nëse bëhen ndryshime, të njëjtat të ndodhin së paku 6 muaj para ndryshimit të modelit zgjedhor.

Ai propozon që “rregullat e lojës” të caktohen përmes konsensusit, tek presidenti. Sipas tij, një njësi zgjedhore është e dëmshme për shqiptarët. Nëse do të bëhej një njësi zgjedhore, sipas tij, duhet të vendoset pragu prej 3 apo 5%.