Në mediat e huaja kanë qarkulluar lajme se Kim Kardashian mund të jetë kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 2020.

Mirëpo, gjatë një interviste të dhënë për “New York Times”, 38-vjeçarja i ka hedhur poshtë këto zëra.

“Ajo ndoshta është puna më stresuese në botë dhe mendoj se kjo nuk bën për mua”, tha Kim Kardashian.

Muajt e fundit Kim është përfshirë në çështje që kanë të bëjnë me politikën, duke bërë thirrje që t’i jepet fund dënimit me vdekje.

Bukuroshja kërkon që kësaj çështjeje t’i gjendet një zgjidhje më e mirë, por pa lënë me një anë drejtësinë, e cila duhet të jetë në plan të parë, përcjell GSH.

“Vitin e kaluar kam mësuar rreth sistemit të drejtësisë. Kam vizituar burgje, takuar të dënuar dhe kam ndihmuar njerëz që të gjejnë drejtësinë, përfshi dy raste të dënimit me vdekje. Besoj se dënimi me vdekje duhet të hiqet.  Paragjykimi racor dhe padrejtësia vazhdojnë që të ekzistojnë në  të gjithë sistemin e drejtësisë, por sidomos kur bëhet fjalë për dënimin me vdekje”, deklaroi Kardashian.