Dietat e shëndetshme mund të çojnë në reduktimin e rrezikut nga kanceri, por këtë e bëjnë shumë ngadalë. Ndryshe nga dietat dhe zakonet e ngrënies, disa ushqime përmbajnë veti ushqyese që ndikojnë veçanërisht në reduktimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.
Kumbullat përmbajnë komponentë të fortë antioksidues që ndikojnë në mbytjen e qelizave të kancerit të gjirit, ndërsa i lënë ato të shëndetshmet të paprekura. Sipas hulumtuesve në Texas A&M, niveli i lartë i antioksidantëve në kumbulla është në të njëjtin nivel si me “superushqimin” – boronicat.
Lakra turshi është një luftues i kancerit të gjirit me nivele të larta të materieve që pengojnë zhvillimin e kancerit, përfshirë edhe atë të gjirit. Hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë gjetur se njerëzit që kanë ngrënë këtë ushqim të paktën tri herë në javë kanë 72 % më pak gjasa që të preken nga kanceri i gjirit, se sa ata që kanë ngrënë më pak se dy herë në javë.
Domatet janë të mbuluara me një pigment të veçantë që i jep ngjyrën e kuqe dhe ndihmon mbrojtjen nga kanceri i gjirit duke ndalur rritjen e qelizave kancerogjene. Hulumtuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë gjetur se njerëzit që hanë më shumë domate dhe perime tjera, janë më pak në rrezik nga ky kancer.
Brokoli është i pasur me një veti ushqyese që “kap” shpërndarjen e kancerit dhe ndal krijimin e qelizave të kancerit. Këto veti po ashtu nxisin prodhimin e një estrogjeni që nuk lejon rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.
Hudhra ka përbërës për të cilët hulumtuesit thonë se ndryshojnë procesin gjatë të cilit qelizat e shëndetshme bëhen kancerogjene. Disa studime kanë treguar se komponentët e hudhrës reduktojnë shpërndarjen e qelizave të kancerit të gjirit.
Comments are closed for this post.