Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor pranë UEJL, tani disa javë është duke punuar në projektin e titulluar “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.

Projekti është parashikuar të zgjat 3 javë radhazi, ku javën e parë me datë 27.04 (E Hënë) do mbahet tryezë e rumbullakët me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë.” me panelist të ftuar si Besa Arifi, Sibel Halimi, Ahmed Qazimi dhe Safet Neziri.

Gjatë debatit pritet të shpalosen rezultatet e anketës të realizuar në kuadër të projektit, ku bëhet e ditur se të anketuar kanë qenë rreth 300 studentë të Universiteteve në Tetovë. Anëtarët e Klubit Feminist kanë paralajmëruar se të anketuarit kanë denoncuar 15 profesorë të cilët kanë kërkuar favore seksuale studenteve në këmbim të notës.

Bëhet fjalë për profesor nga Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Nënë Tereza.