Këngëtari i famshëm amerikan, Lenny Kravitz ka mbërritur në Shkup për koncertin që do të mbaj nesër mbrëma në kuadër të turneut botëror.

54 vjeçari ka arritur disa ditë më herë në kryeqytetin maqedonas për të u ambientuar me vendin dhe njerëzit.

Përmes një video që ka postuar ai në rrjetet sociale shihet teksa takon njerëz, shijon kulturën e vjetër qytetare dhe tingujt e instrumentit të lasht shqiptar, çiftelisë.

“Shkup, Maqedoni, Pazari i vjetër. Dita më e mrekullueshme duke takuar njerëz të bukur, këtu për të dashur”, ka shkruar këngëtari i njohur në mbishkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

Skopje, Macedonia. Old Bazaar. The most wonderful day meeting beautiful people. #heretolove

A post shared by Lenny Kravitz (@lennykravitz) on