MPB informon se gjatë ditës së djeshme (10.06.2021) në orën 22.30 në vendbanimin Plishta në Strugë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor Strugë arrestuan I.R (26) dhe J.K (26), të dy nga Struga.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit në një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Strugës, në të cilin ndodheshin dy të arrestuarit, u gjet dhe u konfiskua kokainë.

Të dy ata u ndaluan dhe u dërguan në stacion policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza përkatëse kundër tyre.