Kanye West u martua me arkitekten Bianca Censori vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

Reperi duket se u martua me Biankën në një ceremoni private dhe dyshja u panë të veshur me unaza martese, raporton Daily Mail.

“Dhe Bibla thotë, nuk mund të bëj seks deri në martesë.”

Ish-gruaja e tij Kim Kardashian gjithashtu u shfaq në këngë: “Nuk mund ta bëj më këtë, e di se e gjithë kjo është për shkak të titujve, sepse ajo dëshiron të largohet…”.
Të hënën, Kanye u pa në një restorant duke drekuar me “gruan” e tij të re Bianca.

Fotot e reja tregojnë se si Bianca i ka lyer flokët e saj të zinj të gjatë në bjonde platin. Gruaja e re duket se kopjon shumë pamjet e ish-bashkëshortes.