Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur pas takimit të NATO-s – ai paralajmëroi Rusinë kundër çdo përdorimi të armëve kimike në Ukrainë.

“Nëse Rusia po përgatit një operacion me flamur të rremë për të përdorur armë të tilla, kjo do të ishte në kundërshtim me të gjitha rregullat, marrëveshjet dhe konventat. Është shqetësimi ynë jo vetëm ta theksojmë këtë, por edhe të paralajmërojmë në bisedat që kemi: Mos e bëni”, tha ai.

Ai shtoi se sanksionet ndaj Rusisë tashmë kishin një ndikim të fortë dhe vendet e G7 ishin të përgatitura të shtonin më shumë sanksione nëse ishte e nevojshme.

Duke iu përgjigjur një njoftimi rus se energjia ruse tani do të duhet të paguhet në monedhën rubla të Rusisë, Scholz tha se detajet duke përfshirë monedhën ishin fiksuar tashmë në kontrata.

Gjermania do të fillojë ndërtimin e terminaleve për importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) këtë vit, tha ai. SHBA është një eksportues kryesor i LNG.